Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

UPZ arrin marrëveshje me OJQ “FINQ” për krijimin e Kopshtit Botanik për nevoja të FSHJM-së

25 Qershor 2019

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të martën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “FINQ”. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Nexhmendin Ramadani drejtor i OJQ“FINQ”. Në bazë të kësaj marrëveshje UPZ do të shfrytëzojë një sipërfaqe prej 2 hektarësh të kësaj organizate për Kopshtin Botanik për nevoja të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit deri  në krijimin e kopshtit botanik në bashkëpunim me komunën e Prizrenit ndërsa UPZ do t’i ofrojë mbështetje kësaj organizate me ekspertiza të ndryshme dhe shfrytëzimin e laboratorëve dhe hapësirave të FSHJM-së. Në takim ishin edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe shefi i programit të Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit, Prof. Ass. Dr. Faruk Bojagji.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas