Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Temaj priti në vizitë Drejtorin e Institutit “Yunus Emre”, Dr. Mehmet ϋlker

25 Qershor 2019

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj të martën ka pritur në takim Drejtorin e Institutit “Yunus Emre”,  Dr. Mehmet ϋlker me bashkëpunëtorë. Ai e uroi rektorin Temaj dhe bashkëpunëtorët e tij për marrjen e detyrës duke u dëshiruar suksese. Të takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Rektori Temaj e falënderoi për vizitën dhe urimet drejtorin e Institutit Yunus Emre. Ai theksoi se si rektor i UPZ-së do t’i kushtojë vëmendje të posaçme bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet nga Turqia duke marr për bazë mbështetjen e madhe që i ka dhënë shteti turk zhvillimit të UPZ-së që nga themelimi por edhe shtetit dhe popullit të Kosovës për një periudhë të gjatë.

Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, shefja e degës së gjuhës turke Prof. Ass. Dr. Elsev Brina dhe profesoresha Prof. Ass. Dr. Mynaver Mujo.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas