Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Temaj priti në takim Drejtorin e Policisë të Rajonit të Prizrenit Faton Alija me bashkëpunëtorë

28 Qershor 2019

 

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten priti në takim z. Faton Alija Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, z. Hasan Tershana, Komandanti i Stacionit të Policisë në Prizren 2, z. Avdi Kryeziu,  Drejtor i Departamentit Rajonal kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe z. Shaban Osmanollaj, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prizrenit. Takimi ishte  me karakter njoftues. Ata fillimisht e uruan rektorin Temaj për detyrën duke i dëshiruar suksese. Të dyja palët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim bazuar në detyrat dhe përgjegjësisë e tyre në interes të përgjithshëm. Në takim ishin edhe prorektorët Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Ass. Dr. Artan Nimani.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas