Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

“DokuFest” i dorëzoi UPZ-së Doracakun “Filmi në Mësimdhënie”

01 Korrik 2019

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” , Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, të hënën priti në takim znj. Linda Llula dhe z. Erol Bilibani nga OJQ “DokuFest” në Prizren. Me këtë rast është bërë dorëzimi i Doracakut për studentët dhe mësimdhënësit e ardhshëm “Filmi në Mësimdhënie”. Doracaku është produkt i trajnimeve dhe realizimeve të planeve mësimore për mësimdhënie me film. Po ashtu është edhe CD në të cilën gjenden filmat dokumentar për planifikim të njësive mësimore. Projekti është nga National Endowment for Democracy, trajnimet e organizuara me metodologjinë e People in Need - One World in Schools dhe implementuar nga People in Need dhe DokuFest në bashkëpunim me profesorët e Universitetit “Ukshin Hoti”, në mesin e tyre edhe prof. Luan Vardari.

Rektori Temaj i falënderoi përfaqësuesit e “DokuFest” për punën e bërë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për universitetin. Ai theksoi se e mirëpret bashkëpunimin me këtë organizatë prestigjioze e cila e ka afirmuar Prizrenin dhe gjithë Kosovën në botë me punën e bërë sidomos me organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest”.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas