Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

UPZ lidhë bashkëpunimin me Caritasin Zviceran për projektin “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” (SHPRESE)

12 Korrik 2019

UPZ lidhë  bashkëpunimin me Caritasin Zviceran për projektin “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” (SHPRESE)

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren(UPZ) dhe Caritasi Zviceran (CaCH) të premten kanë arritur memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin dhe zbatimin e aktiviteteve në Fakultetin e Edukimit në kuadër të projektit “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” (SHPRESE). Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar nga UPZ Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore dhe Prodekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Ass. Dr. Vedat Bajrami, ndërsa në emër të Caritasit Zviceran Kreshnik Basha, Zëvendës Drejtor për Kosovë. Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë.

Prorektori Morina e vlerësoi lartë arritjen e këtij memorandumi, dhe theksoi se do të shkojë në funksion të rritjes së cilësisë në Fakultetin e Edukimit. Ai shtoi se UPZ është i hapur dhe e mirëpret bashkëpunimin me Caritasin Zviceran.

Po ashtu edhe Kreshnik Basha, Zëvendës Drejtor për Kosovë. Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë në Caritasin Zviceran e vlerësoi lartë participimin e UPZ-së në këtë  projekt dhe shtoi se ata do të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me Universiteti në të ardhmen.

 

Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe Drejtori I Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar z. Përparim Avdullahu.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas