Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Temaj priti në takim kontingjentin zviceran të KFOR-LMT në Prizren

25 Korrik 2019

 

Rektori Temaj priti në takim  kontingjentin zviceran të KFOR-LMT në Prizren

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asos. Dr. Ismet Temaj të enjten ka pritur në takim përfaqësuesit e kontingjentit zviceran  të KFOR-LMT në Prizren. Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në universitet. Rektori Temaj i njoftoi me të arriturat e këtij universiteti dhe sfidat me të cilat tani ballafaqohet, kryesisht rreth akreditimit institucional. “Prizreni ka traditë të gjatë në arsimin e lartë që nga Shkolla e Larta Pedagogjike, pastaj Qendra e Fakultetit të Edukimit të UP-së, e cila është baza e Universitetit të Prizrenit. Specifik te ne ka qenë organizmi i mësimit në tri gjuhë, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën boshnjake dhe turke. Presim që vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të shqyrtohet përsëri dhe të na mundësohet që edhe sivjet të pranojmë studentë të ri, sepse shkuarja e maturantëve në Prishtinë do ta rritë koston e  studimeve dhe kjo është e papërballueshme për qytetarët e kësaj ane duke marr parasysh kushtet e vështira ekonomike”, theksoi Rektori Temaj. Në takim ishin edhe prorektorët, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas