Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet Konferencë shkencore ndërkombëtare prej 26-30 gusht 2019

25 Gusht 2019

 

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren prej 26-30 gusht do të zhvillojë punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia. Kjo konferencë organizohet nga UPZ me partnerët, UBT, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Isparta dhe Universiteti Ndërkombëtar i Vizionit dhe marrin pjesë qindra studiues nga shtetet e rajonit dhe me gjerë. Hapja është më 26 gusht prej orës 10:30 në amfiteatrin e madh në UPZ.

Ky është rezultat i punës së rektorit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Prorektorëve, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me bashkëpunëtorët e tyre , cilët kanë mundësuar arritjen marrëveshjes për bashkëpunim në prill të këtij viti, me Asociacionin Kutbilge Academicians nga Turqia për organizimin e kësaj Konferencës ndërkombëtare shkencore.

Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e shkencëtarëve që janë të përfshirë në hartimin e produkteve inxhinierike me aftësi të qëndrueshme të projektimit dhe krijimin e një ndikimi të qëndrueshëm në gjeneratat e ardhshme. Krijimi i njohurive dhe të kuptuarit përmes shkencës na bën të pajisur për të gjetur zgjidhje për sfidat e sotme ekonomike, sociale dhe mjedisore, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe më shumë shoqëri të gjelbra.

Programin e Konferencës mund ta gjeni në këto linçe:

http://iconst.org/ëp-content/uploads/2019/08/iconst_engineering_science_and_technology-1.pdf

http://iconst.org/ëp-content/uploads/2019/08/iconst_life_science_and_technology-1.pdf

http://iconst.org/ëp-content/uploads/2019/08/iconst_natural_science_and_technology-1.pdf

http://iconst.org/ëp-content/uploads/2019/08/iconst_poster_presentation_program.pdf

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas