Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Temaj dhe prorektori Yildirim pritën në takim kryetarin e Komunës të Çanit në Çanakale

19 Shtator 2019

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, me bashkëpunëtorin Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të cilësisë, të enjten ka pritur në takim kryetarin e Komunës të Çanit në Çanakale të Turqisë, Bülent ÖZ , Prof. Gürkan Ateş,  Profesor në Universitetin e Amerikës në Girne dhe bashkwpunwtorwt e tyre. Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimi mes dy institucioneve por edhe me partnerët të tyre nga Amerika, siç është Universiteti i Uashingtonit. Në takim ishte edhe përfaqësuesi i komunitetit turk njëherësh këshilltar në Kuvendin e Kosovës, Levent Bushi.

Rektori Temaj i falënderoi për vizitën dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim, duke theksuar se ekziston një bashkëpunim shumë frytdhënës në mes të UPZ dhe universiteteve turke të cilën ai është i interesuar që ta zgjeroj duke marr parasysh se krahas gjuhës shqipe në disa drejtime në UPZ mësimi organizohet edhe në gjuhën turke dhe atë boshnjake.

Mysafirët nga Turqia e falënderuan për mirëpritje Rektorin Temaj dhe bashkëpunëtorët e tij dhe u shprehën të gatshëm që së shpejti pas përcaktimit të detajeve të konkretizohet bashkëpunimi. Ata janë të gatshëm të mbështesin UPZ në hapjen e një mense për studentë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas