Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Temaj priti në takim Prof. Dr. Dr. h.c. Michael Mussong nga Universiteti Eberswalde në Gjermani

02 Tetor 2019

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, të mërkurën ka pritur në takim, Prof. Dr. Dr. h.c. Michael Mussong nga Universiteti Eberswalde  në Gjermani. Në takim ishin edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe profesorët e këtij fakulteti, Prof. Ass. Dr. Faruk Bojagjiu, Prof. Ass. Dr. Mirvjena Kellezi dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoci, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ. U diskutua për bashkëpunim në mes të dy universiteteve dhe për përkrahjen e FSHJM-së. Ky është një universitet prestigjioz në Eberswalde, Gjermani. U themelua në vitin 1830 si një institut më i lartë i pylltarisë. Për UPZ dhe FSHJM është një rast i mirë për mësim nga përvoja e tyre.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas