Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje me Institutin Shqiptar të Sociologjisë

21 Tetor 2019

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Shqiptar të Sociologjisë. Marrëveshjen e kanë nënshkruar zv.Rektori i UPZ-së, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, në emër të rektorit Temaj dhe drejtori i ISHS, Prof. Dr. Servet Pellumbi. Marrëveshja parasheh mbështetje të ndërsjellët për realizimin e misioneve të secilit institucion, për të nxitur zhvillimin e shkencave, në veçanti të shkencave sociale dhe humane, për shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve etj., të realizuara nga anëtarë të stafit akademik të UPUH dhe studiuesit e bashkëpunëtorët shkencorë të ISHS; Vënien në disponim e literaturës shkencore të çdonjërit nga institucionet për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të institucionit partner; Shqyrtimin e mundësisë për botimin, si organ të përbashkët të revistës shkencore “Studime Sociale” (Social Studies), themeluar në shtator 1997, revistë dygjuhëshe ndërkombëtare (ISSN 2309-3455, print; ISSN 2309-3471, online); Organizimin e përbashkët të serisë së konferencave vjetore ndërdisiplinore; në veçanti organizimin në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të konferencës ndërkombëtare të vitit 2020; konferenca e 15-të vjetore: International Interdisciplinary Conference: Comparative Studies in Modern Society; Balkans in European and Global Context”; Krijimin e një rrjeti të gjerë komunikimi, duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të këtyre institucioneve, si dhe pasqyrimi i veprimtarive të përbashkëta në ëebsite-t e tyre; Kjo marrëveshje është e vlefshme për 5 (pesë) vjet. Ajo mund të zgjidhet para këtij afati me kërkesën e njërës palë duke njoftuar me shkrim palën tjetër gjashtë muaj më parë, sikurse mund të zgjatet me konsensusin e palëve.

Në takim ishin edhe prorektori për marrëdhënie me Jashtë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, anëtari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, profesori Prof. Ass. Bujar Gollopeni, të cilët kontribuuan në arritjen këtij bashkëpunimi të rëndësishëm për UPZ.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Daha fazla

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas