Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

UPZ lidh bashkëpunim me Universitetin e Camerinos

30 Tetor 2019

Me ftesë të Universitetit të Camerinos ,,UNICAM’’ më datë 28-29 Tetor 2019, Prorektori për mësimdhënie, çështje të studenteve dhe kërkime shkencore në UUHP-së, Prof.Ass.Shemsi Morina së bashku me Prof.Ass. Faruk Bojaxhi realizuan një vizitë në ambientet e këtij Universiteti, ku njëherit nënshkruan edhe një Marrveshje Bashkëpunimi ndermjet këtyre dy institucioneve. Të njëjtit u priten nga Rektori i këtij Universiteti Profesor Claudio Pettinari si dhe nga Kordinatori për çështje studimore për vendet e treta Profesor Emanuele Tondi. Palët u dakorduan që në të ardhmën te realizojnë projekte të përbashkëta; me qëllim të ngritjes së nivelit të mësimëdhëniës dhe mësimnxëniës për Profesoret dhe studentet e të dyja Universiteteve.

Marrveshja konsiston në shkëmbimin e studenetëve dhe të profesorëve nga njëri Universitet tek tjetri, përfitimi i bursave për studentet Kosovar për të qenë pjesë e studimeve në Universitetin e Camerionos, pjesmarrja e profesorëve të UUHP-së në seminare, konferenca dhe evenimente të realizuara nga ky Universitet. Poashtu u dakorduan që të aplikojnë për një program të përbashkët Master në Shkencat e Jetës dhe Mjedisit, duke ndjekur modelin,, Dopio Laura, apo Diplomë e dyfishtë’’ ku studentet që do të diplomohen nga ky program, do të kenë mundësin të paisen me dy diploma, nga dy Universitete kontraktuale. Poashtu u dakorduan që të shtohen aktivitetet për të aplikuar për një program Doktorature për Fakultetin Shkencave Kompjuterike.

Vlen të theksohet se Universiteti i Camerinos, është nder më të famshmit në Itali, i krijuar që nga viti 1336.

Njëherit i njëjti delegacion takuan edhe studentet Kosovar të cilët tashmë janë pjesë e Fakulteteve të ndryshme të këtij Universiteti. Gjithsejt 14 student ishin përfitues të bursave, ku 10 nga ta vazhdonin nivelin Baçelor dhe 4 student ishin duke ndjekur studimet në nivlin Master.

Një falenderim i veçant shkon edhe për zonjën Ariana Kosova, z.Gëzim Gashi si dhe z.Met Zogaj (mërgimtarë në këtë provincë), të cilë për 3 ditë me radhë shoqëruan delegacionin tonë në përmbushjen e kësaj agjende.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Daha fazla

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas