Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Prorektori Yildirim dhe profesorët Morina e Kortoci po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Turqi

05 Nëntor 2019

 

Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Drejtues të UPZ dhe profesorët, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoci, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Turqi. Në kuadër të vizitës ata kanë marr pjesë në seminarin me temë: Arsimi ndërkombëtarë në lëmin e bujqësisë dhe puna, ku po trajnohen dhe fermerët e komunës së Mamushës, në kuadër të protokollit të nënshkruar midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara Isparta (ISUBÜ) dhe  Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit. Punëtoria zhvillon punimet prej 3 deri më 9 nëntor 2019 në ndërtesën e Rektoratit në Isparta, Turqi.  Objektivat e punëtorisë janë: Kosova dhe Turqia Krahasimi në prodhimin e të korrave; Bujqësia organike, Strategjitë e marketingut, Ushqimi i bimëve dhe fekondimi, Mbrojtja e bimëve, Identifikimi i problemeve të prodhimit të korrjeve dhe zgjidhjeve të tij. Po ashtu delegacioni nga UPZ është takuar me prorektorin e  universitetit Prof. Suleyman Demirel ku u diskutua për arritjen marrëveshjes për diploma të dyfishta, Erasmus + edhe të tjera. PO ashtu është diskutuar për sistemin e sigurimit të cilësisë në dy universitetit dhe mundësitë e marrjes së përvojave më të mira. Ky është bashkëpunimi i dytë konkret që realizohet mes dy universiteteve, pas Konferencës Shkencore ndërkombëtare që u mbajt në UPZ në muajin gusht.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas