Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në UPZ u promovua libri “Ishin periudha të vështira për Skënderbeun, por ai kishte një aleat, Hunyadin hungarez ” nën kujdesin e Ambasadës Hungareze

25 Nëntor 2019

Në kuadër të programeve të shkencës dhe kulturës të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë në Ballkanin Perëndimor, Ambasada e Hungarisë të hënën në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, bëri organizimin e promovimit të librit “Ishin periudha të vështira për Skënderbeun, por ai kishte një aleat, Hunyadin hungarez ” - Episode në kontaktet Historike Shqiptaro - Hungareze. Ky vëllim i kushtohet lidhjeve të pasura historike dhe akademike të përbashkëta shqiptaro-hungarezë dhe është përgatitur për botim nga Akademia e Shkencave Hungareze.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj me këtë rast theksoi se është nder për Universitetin që ai e drejton që të jetë nikoqir i organizimit të këtij promovimi të librit për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin “Skënderbeun” dhe aleatin e tij hungarez Hunyadi.

Po ashtu një fjalë rasti e mbajti dhe Ambasadori dr. László Márkusz, Mr Kristian Csaplar-Degovics i cili e ka editur këtë publikim, Mr. Antal Molnar dhe Elenora Gera

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas