Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, po marrin pjesë në takimin e parë të projektit DIPHDICTKES

26 Nëntor 2019

Njoftim!

Nga data 25.11.2019 deri me datë 26.11.2019, stafi i FSHK-së në përbërje: Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, po marrin pjesë në takimin e parë të projektit DIPHDICTKES (The development and implementation of PhD Curricula in ICT for Kosovo Education System) nën udhëheqjen e dy universiteteve prestigjioze: Linnaues University (LNU - Suedi) dhe NTNU (Norwegian University of Science and Technology - Norvegji).

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të krijojë një kurrikulë kombëtare për Programin e Doktoratës në TIK, në të cilin është i përfshirë edhe Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren.

Objektivat specifike të këtij programi janë:

  • Themelimi i një shkolle kombëtare kërkimore në TIK në Kosovë,
  • Vendosja e një kurrikule kombëtare për studimet e doktoratës në fushën e TIK me elementet kryesore të rezultateve të mësimit, qëllimet dhe aftësitë,
  • Rritja e kompetencave kërkimore të universiteteve të stafit të Kosovës
  • Lehtësimi i procesit të akreditimit të programeve të doktoraturave të universiteteve individuale pranë organeve përkatëse kombëtare
  • Zbatimi i programit kombëtar të doktoratës, regjistrimi i gjeneratës së parë të studentëve në doktoratë, të cilët do të mbikëqyren bashkërisht nga Programi dhe vendet partnere.

FSHK, si përfituese e këtij projekti do të ketë mundësinë që, pas përfundimit me sukses të projektit të hapë programin e doktoratës brenda periudhës 3 vjeçare. Gjithashtu, në kuadër të projektit FSHK do të jetë përfituese e të mirave material në vlere prej rreth dyqind mijë euro.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas