Në UPZ u mbajt Panairi i Katërt i Karrierës

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën është mbajtur Panairi i Katërt i Karrierës, i bashkë organizuar me organizatën gjermaneve GIZ, ku kanë marr pjesë dhjetëra kompani nga Prizreni, rajoni dhe i gjithë vendi.
Rektori i UPZ, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj bëri hapjen e punimeve të panairit dhe falënderoi përfaqësuesit e GIZ, punëdhënësit për bashkëpunimin në organizimin e këtij panairi shumë i rëndëisishëm për studentet e këtij universiteti. Ai theksoi se në të gjitha programet e UPZ dalin kuadro shumë të përgatitur për tregun e punës. Ai shtoi se ngjarje të tilla do të organizohen çdo vjet në UPZ. Ndërkaq, Rektori Temaj falënderoi koordinatoren e këtij panairi nga UPZ, Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan e cila ka kryer një punë të mrekullueshme që gjithçka të shkoi mirë.
Nexhmedin Basha, nga GIZ theksoi se kjo organizatë me mbështetjen e qeverisë gjermane ka për synim që t’i ofrojë studentët dhe punëdhënësit .
Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, prorektor në UPZ, i falënderoi të gjithë që kanë kontribuar, GiZ, kompanitë, studentët, dekanin e fakultetit Ekonomik z. Kuka dhe në veçanti prof. Kervan për kontributin e dhënë që gjithçka të shkojë mirë.
Kjo ngjarje ishte një mundësi e mirë ndërveprimi midis universitetit dhe punëdhënëseve të profileve të ndryshme.
Kompanitë që morën pjesë: APRINT GROUP SH.P.K., Stone Castle, Classic Hotel, Liri Prizren, Raiffeisen Bank, CODE Labs, İnternational Maarif Schools of Kosova, Frutex Shpk, Jasin Metal, Proton Cable, Kosova Med 1, Nida Medical.