Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Iniciohet bashkëpunimi në mes të UPZ dhe Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

10 Janar 2020

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët të premten zhvilloi një vizitë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren ku u takua me përfaqësuesin z. Wolfgang Leidig dhe këshilltarin z. Muhamed Rexhepi. Në takim është diskutuar mundësia e arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, për konkretizimin e bashkëpunimit  posaçërisht me Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, që është paraparë në Studimin e Fizibilitetit për ITP, pastaj Fakultetin e Ekonomisë dhe fakultetet tjera, si dhe shkollën verore ndërkombëtare dhe Panairin e Karrierës. Po ashtu që Universiteti të jetë në dispozicion të ITP me shërbimet këshilluese dhe ekspertiza për biznese, industri, institucione dhe organizata të komunitetit që do të vendosen aty. Ndërsa hapësirat e banimit(konviktet) dhe mensa të jetë në dispozicion edhe të studentëve të Universitetit.

Në parim palët u pajtuan që arritja e marrëveshjes është e rëndësishme dhe pas kalimit të procedurave përkatëse të bëhet edhe formalizmit dhe zbatimi i sajë brenda një afati të arsyeshëm.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas