Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

U mbajt Bootcamp tre ditor në kuadër të projektit “Edukimi i Hapur në TIK për Punësimin e të Rinjëve” ku studentët e FSHK-së u shpërblyen me tre vendet e para

28 Janar 2020

 

Bootcamp si aktivitet në kuadër të projektit “Edukimi i Hapur në TIK për Punësimin e të Rinjëve” u organizua më 24, 25 dhe 26 janar 2020 në Hotel “Sharri” në Prevallë (Prizren). Në këtë aktivitet të projektit të lartëpërmenduar morën pjesë 30 studentë/nxënës nga 7 institucione partnere nga Shqipëria dhe Kosova. Partner dhe implementues i këtij projekti është edhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike (FSHK), Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” - Prizren. Si pjesë e këtij aktiviteti në kuadër të projektit, nga FSHK janë zgjedhur studentët: Ibrahim Thaçi, Shpat Dylatahu, Ilir Perolli dhe Fatlind Mazreku. Ata zhvilluan produktet e tyre softuerike përgjatë tre ditëve të projektit dhe janë certifikuar në fund të projektit. Në ditën e fundit të aktivitetit janë vlerësuar produktet softuerike të studentëve nga komisioni i përbërë nga udhëheqesit teknik të projektit dhe përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në Bootcamp. Ata kanë vlerësuar produktet softuerike të secilit ekip (skuadër), nga dhjetë grupet e studentëve/nxënëseve pjesëmarrës të 7 institucioneve akademike. Në këtë event studenti Ilir Perolli (pjesë e Ekipit të Bardhë) zhvilloi dhe implementoi produktin softuerik “Libraria Online” në gjuhët programuese/formale HTML, JavaScript dhe PHP, ndërsa inkorporoi bazën e të dhënave dhe framework-un Bootstrap në produktin e tij. Ai u vlerësua nga komisioni përkatës dhe është shpërblyer me vendin e parë nga tre vendet potenciale në kuadër të këtij aktiviteti. Shpat Dylatahu (pjesë e Ekipit të Zi) zhvilloi dhe implementoi produktin softuerik “Deppo” në gjuhët programuese/formale HTML, JavaScript dhe PHP. Shpati inkorporoi bazën e të dhënave dhe framework-un Bootstrap në produktin e tij. Ai u vlerësua nga komisioni përkatës dhe është shpërblyer me vendin e dytë nga tre vendet potenciale në kuadër të këtij aktiviteti. Ndërsa, studenti Fatlind Mazreku (pjesë e Ekipit të Purpurtë (Vjollcë)) zhvilloi dhe implementoi produktin softuerik “Game Zone” në gjuhët programuese/formale HTML, JavaScript dhe PHP, ku inkorporoi bazën e të dhënave dhe framework-un Bootstrap në produktin e tij. Ai u vlerësua nga komisioni përkatës dhe është shpërblyer me vendin e tretë nga tre vendet potenciale në kuadër të këtij aktiviteti. Ky aktivitet u përmbyll me sukses dhe u vlerësua aplikimi i njohurive të studentëve në praktikë, të marra nga tre kurset online të projektit. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet (udhëheqësit teknik, studentët/nxënësit dhe përfaqësuesit e kompanive) u certifikuan nga implementuesit dhe koordinatorët e projektit, Open Data Kosovo dhe Instituti Shqiptar i Shkencave. Projekti “Edukimi i Hapur në TIK për Punësimin e të Rinjëve” përkrahet nga menaxhmenti i FSHK-së dhe udhëhiqet nga asistenti i rregullt i këtij fakulteti Ph. D. c. Arbër Beshiri. Ky projekt është pjesë e “Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë” në kuadër të fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II) dhe financohet nga Bashkimi Europian.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas