Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Temaj takoi përfaqësues të Universitetit Linnaeus

08 Shkurt 2020 Rektori i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, i shoqëruar nga Dekani i FSHK-së, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe stafi akademik, priti përfaqësues të Universitetit Linnaeus, Prof. Anita Mirijamdotter dhe Prof. Arianit Kurti (Koordinatorë të projektit), Prof. Kadri Sylejmani dhe Prof. Eliot Bytyçi nga UP dhe Prof. Krenare Pireva nga UBT (Koordinatore regjionale e projektit DI-PHDICTKES).
Në kuadër të këtij projekti 3 vjeçar, DI-PHDICTKES (The development and implementation of PhD Curricula in ICT for Kosovo Education System), FSHK do të përfitojë shumëfish, dhe atë si në vijim:
1. Krijimi i shkollës kombëtare për hulumtim në ICT në nivel të Kosovës 
2. Hartimi i Kurrikulës kombëtare për studentët e Doktoratës në lëmi të ICT-së
3. Rritja e aftësive hulumtuese të stafit akademik të FSHK-së
4. Asistencë në procesin e akreditimit të programit të Doktoratës të FSHK-së
5. Implementim të programit kombëtar të Doktoratës, përfshirë këtu regjistrim të gjeneratës së parë të studentëve, të cilët do të mbikëqyren bashkarisht nga Universitetet në Suedi, Norvegji dhe Kosovë (përfshirë këtu FSHK-në)
6. Stafi akademik nga FSHK do të ketë mundësi të jetë pjesë e mentorimit të studentëve të Doktoratës
Në takim, Rektori Temaj theksoi gatishmërinë e Universitetit për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë me Universitetit Linnaeus. Rektori Temaj sqaroi shumëllojshmërinë e programeve ekzistuese që ofrohen në tri gjuhë në Universitet, në kuadër të Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, si dhe planin strategjik për të hapur një program studimi edhe në gjuhën Angleze, me qëllim të promovimit të shkëmbimit të studentëve dhe të stafit akademik. Pas takimit në Rektorat, delegacioni i shoqëruar nga Rektori Temaj bënë një shëtitje në kampusin e Universitetit dhe vizituan edhe laboratoret e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Aty, stafi i FSHK-së sqaroi organizimin e klasave dhe laboratoreve si dhe sqaroi planet për akomodimin e pajisjeve që do të sigurohen nga ky projekt, me qëllim të shfrytëzimit sa më racionalë nga ana e studentëve potencialë të programit të Doktoratës si dhe nga stafi akademik. Përfaqësuesit e Universiteti Linnaeus ofruan mundësitë e mbështetjes së vazhdueshme për Universitetin tonë, në formë të aplikimit të përbashkët në projekte të ndryshme ndërkombëtare, kryesisht të financuara nga Bashkimi Evropian.
<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas