Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONFERENCA E II-TË E REKTORËVE DHE PROREKTORËVE NGA TË GJITHA UNIVERSITETET SHQIPTARE.

07 Mars 2020

Nën organizimin e Universitetit "Fan S. Noli" në Korçe, me datë 6 dhe 7 Mars në Vaskopojë po i zhvillon punimet Konferenca e II-të e Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë: "Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë". Në këtë Konferencë po marrin pjesë zv.ministrat e arsimit të Republikës së Shqipërisë, z.Oltion Rrumbullaku dhe ai i Republikës së Kosovës z. Xhavit Rexhaj.

Poashtu në këtë Konferencë po marrin pjesë edhe Rektorë, Prorektorë, e profesorë nga të gjitha Universitetet Shqiptare.

Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, po e përfaqësojnë Rektori Prof.Asoc.Dr.Ismet Temaj dhe Prorektori për Mesimdhënie dhe Çështje Mësimore, Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina.

Temat të cilat po diskutohen në këtë Konferencë janë nga më të ndryshmet si:

  • 1.Drejtimi i Univeristetit Publik, Autonomia, Strukturat dhe Gjithëpërfshirja;
  • 2.Ndërkombëtarizimi i Universiteteve Publike, Sfida dhe perspektiva;
  • 3.Potenciali i pashfrytëzuar i menaxhimit të cilësisë
  • 4.Kurrikula Universitare dhe punësimi.

Rektori z. Temaj prezantoi para pjesëmarrësve problematikën:

Roli i Universiteteve në zhvillimin rajonal. Në përfundim të punimeve do të miratohet edhe përkujtesa nga Konferenca e dytë e Rektorëve të Universiteteve Shqiptare.

Korcë, 6,7 Mars 2020

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas