Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Procesi i akreditimit të Universiteteve Publike në kushte të pandemisë Covid 19

24 Prill 2020


Me 24 prill 2020 është mbajtur një takim virtual midis Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës dhe Agjencisë së Akreditimit të Kosovës. Në takim morën pjesë rektorët Prof. Dr. Fadil Millaku, kryesues i KR, Prof. Dr Marjan Demaj, Prof. Dr. Ismet Temaj, Prof. Asoc. Bajram Kosumi,  Prof. Dr. Alush Musaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Prof. Ass. Artan Nimani, si dhe Kryesuesi i KSHC-së Prof. dr. Gazmend Luboteni dhe drejtori i AKA-së z. Naim Gashi. Në takim u diskutua për procesin e akreditimit të IAL-të në kushte të Pandemisë me Covid 19.
I gjithë takimi u zhvillua në frymën e rritjes së bashkëpunimit midis Universiteteve publike, KSHC-së dhe AKA-së. Të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi u pajtuan së bashkëpunimi i mirë dhe korrekt midis AKA-së, KSHC-së dhe Universiteteve Publike është në interes të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe në përgjithësi avancimit të arsimit në vendin tonë.
Z. G. Luboteni si kryesues i KSHC-së dhe z. N. Gashi drejtor i AKA-së njoftuan Rektorët lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë KSHC-së dhe AKA në situatën e imponuar për shkak të pandemisë Covid 19, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të akreditimit, i cili mund të bëhet edhe në distancë, përmes platformave onlajne.
Rektorët e universiteteve publike njoftuan z. Luboteni dhe z. Gashi lidhur me përgatitjet e këtyre institucioneve për procesin e akreditimit dhe vlerësimit që do të bëhet nga ekspertet ndërkombëtar dhe AKA. Të gjithë u pajtuan për organizimin e një procesi të plotë, të thellë dhe korrekt të akreditimit të këtij viti.
Të gjithë u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet të gjitha institucioneve të arsimit të lartë e krijon klimë të favorshme për cilësinë në arsim. Po ashtu, u tha se vazhdimi i procesit mësimor në formatin onlajn në të gjitha universitetet publike dëshmon se këto universitete kanë potencial dhe cilësi në procesin e mësimit dhe të hulumtimit.
Po ashtu, u diskutua së të gjithë duhet të angazhohen që të ngritët imazhi i Institucioneve të Arsimit të Lartë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në mënyrë që  AKA të rikthehet në institucionet Evropiane për sigurimin e cilësisë, në ENQA dhe EQAR.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas