Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Temaj zhvilloi takim online me drejtorin e AKA-së, z. Naim Gashi

29 Prill 2020

Prof.Asoc. Dr. Ismet Temaj, Rektor në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, të mërkurën ka zhvilluar një takim online me Drejtorin e Agjencisë Kosovare për Akreditim(AKA),z. Naim Gashi dhe zyrtarin e lartë të AKA, z. Arianit Krasniqi. Në takim online ishte edhe Prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Universitetit. Takimi ishte i karakterit njoftues për procesin për riakreditim institucional dhe të programeve studimore që do t'i nënshtrohemi sivjet. Rektori Temaj e falenderoi Drejtorin e AKA-së dhe të gjithë punonjësit e këtij institucioni për mbështetjen e dhënë për Universitetin që të adresojmë të gjitha kërkesat për riakreditim. Sivjet takimi me grupin e ekspertëve ndërkombëtarë në procesin për riakreditim do të zhvillohet përmes platformave online.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas