Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në Universitetin "Ukshin Hoti" u mbajt takimi online me grupin e ekspertëve ndërkombëtar

21 Maj 2020

Në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, të mërkurën është mbajtur takimi online me grupin e ekspertëve ndërkombëtar në kuadër të procesit të riakreditimit institucional. Prezentë në takim ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, të udhëhequr nga drejtori, Naim Gashi, si koordinator të këtij procesi. Në të gjitha grupet në bazë të agjendës janë prezantuar të arriturat e Universitetit. Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj me këtë rast theksoi se gjatë kësaj kohe janë shënuar shumë suksese falë punës dhe përkushtimit të gjithë punonjësve të universitetit dhe mbështetjes nga partnerët vendor dhe ndërkombëtar.  Ai theksoi se presin rekomandimet e ekspertëve si reflektim mbi të arriturat e këtij universiteti, dhe falënderoi të gjithë për kontributin në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e universitetit.

Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit, ishin edhe strukturat e cilësisë, dekanët,  stafit akademik, stafit të administratës, studentët, të diplomuarit dhe përfaqësuesit e biznesit.

Takimi online me grupin e ekspertëve ndërkombëtar është mbajtur për shkak të pandemisë me COVID-19.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas