Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Kryeministri Hoti, priti në takim rektorin Temaj dhe rektorët e universiteteve tjera publike

20 Qershor 2020

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Abdullah Hoti, ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike, me të cilët bisedoi për zhvillimin e arsimit të lartë në vend. Në takim mori pjesë edhe rektori i Universitetit të Prizreni “Ukshin Hoti” Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, i cili e uroi kryeministrin për detyrën dhe për mbështetjen e tij dhe të ministrit të Arsimit për universitetet publike, posaqerisht edhe për Univeristetin e Prizrenit. Rektori Temaj e njoftoi Kryeministrin për të arriturat që ka shënuar universiteti dhe sfidat me të cilat ballafaqohet, të cilat janë adresuar falë edhe mbështetjes të institucionave qëndrore.

 

Në takim u shtruan për diskutim edhe tema të rëndësishme për universitetet, si statutet, legjislacionin, projektet hulumtuese, për të gjitha këto rektorët morën zotimin e kryeministrit që të krijohen kushte sa më të mira për punën e universiteteve.

Kryeministri Hoti i njoftoi rektorët me programin qeverisës për fushën e arsimit. “U dakorduam për takimet e rregullta sa u përket prioriteteve që kemi ne në program, duke filluar nga ndryshimet e nevojshme ligjore që duhet të ndodhin në arsimin e lartë për t’i përgatitur këto institucione për nevojat e tregut të punës në Kosovë dhe më gjerë”, tha kryeministri Hoti.

Po ashtu, kryeministri Hoti tha se me rektorët janë pajtuar edhe për nevojën që të punojnë së bashku për të profilizuar universitet publike, gjithmonë në përputhje me standardet e cilësisë dhe nevojën e tregut të punës jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. “Do t’i ndihmojmë të gjitha këto institucione që të plotësojnë kushtet sa i përket kërkesave që ka Agjencia për Akreditim e Kosovës dhe gjithashtu u dakorduam për disa veprime të menjëhershme që duhet të ndodhin në arsimin e lartë publik sa i përket miratimit të statuteve në Kuvendin e Kosovës të universiteteve, në mënyrë këto universitete të kenë mundësi të rrisin pavarësinë dhe autonominë e tyre nga Ministria e Arsimit, përfshirë edhe pavarësinë financiare duke filluar nga 1 janari i viti 2021”, tha Hoti.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas