Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Konferenca ICONST 2020 (Konferenca Ndërkombëtare për Shkencat dhe Teknologjinë) dhe ICONSR 2020 (Konferenca Ndërkombëtare për Kërkimin e Shkencave Sociale)

05 Shtator 2020

 

Konferenca ICONST 2020 (Konferenca Ndërkombëtare për Shkencat dhe Teknologjinë) dhe ICONSR 2020 (Konferenca Ndërkombëtare për Kërkimin e Shkencave Sociale)

Konferenca ICONST 2020 (Konferenca Ndërkombëtare për Shkencat dhe Teknologjinë) dhe ICONSR 2020 (Konferenca Ndërkombëtare për Kërkimin e Shkencave Sociale), të mbështetura nga Universiteti “Süleyman Demirel” dhe nga Shoqata e Akademikëve “Kutbilge” dhe “UBAV” në Kosovë, kanë organizuar  këtë ceremoni me 2 shtator 2020 në Fakultetin e Arteve dhe Shkencave (FBT-Budva.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe gjashtë  universitete të tjera morën pjesë në organizimin e Konferencës dhe poashtu ishin pjesëmarrës edhe shumë ligjërues nga Universiteti i Prizrenit  me punimet e tyre shkencore.
Në hapje, Zëvendësministri i Brendshëm i Malit të Zi dhe, Anëtari i Universitetit të Novi Pazarit, Asoc. Mersad Mujevic, Dekan i FBT-së Budva,  Prof. Dr. Rade Ratkovic dhe pedagogu i universitetit dhe Presidenti i Shoqatës së Akademikëve Kutbilge - Dr. Mustafa Karaboyacı mbajti fjalimin e hapjes.

Profesor i Asociuar Mersad Mujevic, në fjalimin e tij përmendi se këto organizime, të cilat janë mbajtur në vende të ndryshme të Ballkanit për tre vjet, kanë kontribuar në rritjen e arsimit dhe  në cilësinë shkencore si dhe domosdoshmërinë e vazhdimësisë se ketyre organizimeve shkrencore. Në fjalën e tij, zëvendësministri falënderoi veçanërisht Universitetin “Süleyman Demirel”, Shoqatën e Akademikëve “Kutbilge” dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Dekani i FBT-së Budva,  Prof.Dr. Rade Ratkoviç theksoi rëndësinë e organizimeve për Budvën dhe Malin e Zi dhe tha se është e rëndësishme që ato të mbahen edhe gjatë periudhës së pandemisë. Në fjalën e tij, Mustafa Karaboyacı, duke përmendur se takimet shkencore janë takime të rëndësishme ku shkencëtarët bashkohen dhe ndajnë njohuritë dhe kulturën, ai gjithashtu theksoi se edhe në kushte pandemike, detyra e shkencëtarëve është të kontribojnë vazhdimisht në shkenë.
Ceremonia e hapjes u mbajt duke marrë masat e nevojshme për shkak të pandemisë Covid-19.Pas ceremonisë së hapjes dhe shprehjes së dëshirave, të cilat gjithashtu u transmetuan në kanalin shtetëror kombëtar RTCG, ajo përfundoi, kurse  prezantimet shkencore në fusha të ndryshme filluan të mbaheshin në salla të ndryshme.
Në bisedat e bëra pas konferencave, u ra dakord që konferencat të riorganizohen në të njëjtin vend vitin e ardhshëm.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas