Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e radhës

30 Shtator 2020

Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari, Kryesues i Këshillit Drejtues, pasi e hapi mbledhjen, lexoi rendin e ditës, i cili u miratua unanimisht nga anëtarët prezentë: Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës; Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Këshillit Drejtues, të mbajtur më 16.09.2020; Mbarëvajtja e Konkursit për regjistrimin e studentëve dhe procesit zgjedhor të zgjedhjes së katër anëtarëve të Këshillit Drejtues nga anëtarët e Senatit. Shqyrtimi i kërkesave drejtuar Këshillit Drejtues, ( Nga mbledhja  kaluar dhe të tashme). Të ndryshme.

Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, i njoftoi anëtarët e Këshillit Drejtues për mbarëvajtjen e konkursit për regjistrimin e studentëve, i cili është në proces, duke theksuar se gjithçka deri më tani ka shkuar mirë dhe se janë marr masat që procesi të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat ligjore dhe me masat për parandalimin e Covid 19. Ndërsa z. Burim Berisha, Sekretar i Përgjithshëm i Universiteitit, e njoftoi KD-në me mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues nga radhët e Universitetit, të cilët do të nisin detyrën pas konfirmimit të mandatit përkatësisht prej mbledhjes së radhës së KD-së, sipas dispozitave statutare.

Në Fakultetin Juridik dhe në atë të Filologjisë, ku pozitat e dekanëve mbulohen me ushtrues të detyrës së dekanit, Këshilli Drejtues njëzëri vendosi që të mbahen zgjedhjet e rregullta për zgjedhjeve e dekanëve në përputhje me dispozitat e Statutit dhe rregullat përkatëse brenda një afati sa më të shpejtë.

Kryesuesi i KD-së, duke i falënderuar të gjithë anëtarët për kontributin, e mbylli mbledhjen.

Ndërkaq, në mbledhje kanë marr pjesë edhe anëtarët e KD-së: Dr.Sc. Hajrija Skrijelj - Zëvendës Kryesuese, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, Prof. Asoc. Dr. Drita Krasniqi, Dr. Sc. Kushtrim Gashi, Dr. Sc. Ylli Kortoci.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"  Këshilli Drejtuesi i Universitetit "Ukshin Hoti", të premten mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Mbledhja kishte këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti i rektorit për të arriturat dhe sfidat e universitetit dhe shqyrtimi i kërkesave të ndryshme drejtuar KD-së.    "

Këshilli Drejtuesi i Universitetit

Këshilli Drejtuesi i Universitetit "Ukshin Hoti", të premten mbajti mbledhjen e radhës.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Mbledhja kishte këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti i rektorit për të arriturat dhe sfidat e universitetit dhe shqyrtimi i kërkesave të ndryshme drejtuar KD-së.