Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Temaj mori pjesë në Konferencën e Rektorëve

06 Tetor 2020 Forma e mbajtjes së procesit mësimor, miratimi i statuteve të përhershme dhe bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, kanë qenë disa nga temat që janë diskutuar të martën në kuadër të Konferencës së Rektorëve që u mbajt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof.Asoc.Dr. Ismet Temaj. Me këtë rast, ata uruan rektorin e ri të UP-së, Naser Sahiti, për detyrën e re. Sa i përket organizimit të mësimit nëpër universitete publike, pati pajtim që mësimi të zhvillohet nëpër salla, përveç në rastet kur detyrohen të organizojnë mësimin online. Rektorët u pajtuan që ligjëratat për vitet e para në universitetet publike të fillojnë më 15 tetor. Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, njëherësh kryesuesi i Konferencës së Rektorëve, Bajram Kosumi, tha se çështja më e rëndësishme për ta këto kohë është mënyra e mbajtjes së procesit mësimor. Përkundër që është vendosur që mësimi të mbahet i kombinuar, ai tha se janë duke e diskutuar që mësimi të mbahet në klasa dhe jo online.
<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas