Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Agjencia e Kosovës për Akreditim me mbeshtetjen e projektit ALLED2 lansuan platformen e-akreditimi.

15 Tetor 2020

Agjencia e Kosovës për Akreditim me mbeshtetjen e projektit ALLED2 lansuan platformen e-akreditimi.

Kjo paraqet edhe nje hap me afer digjitalizimit te Sigurimit te Cilese ne Arsimin e Larte ne Kosove!

Projekti ALLED2 synon të mbështesë qasjen e strukturuar innovative, bazuar në parimin e spirales se trefishte -triple helix – (qeveria- akademia – biznesi) duke ndërtuar një sistem te Arsimit dhe Aftesimit, që i përgjigjet nevojave të tregut të punës dhe kontribon në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e punësimit te përgjithshëm. Ne kete fryme, me rastin e lansimit te platformes e-akreditimi, projekti ALLED2, ne bashkepunim me Agjensine Kosovare per Akreditim, ka organizuar trajnimin mbi perdorimin e kesaj platforme per te gjitha institucionet e Arsimit te Larte ne Kosove.

Sipas rregullave dhe procedurave të Agjencise te Kosovës për Akreditim, Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Stafi i tyre Akademik (Profesorët) janë të obliguar të kenë qasje dhe regjistrim përmes sistemit të aplikimit online, të mundësuar nga platforma e-akreditimi.

e-akreditimi është një platforme e Agjencise se Kosovës per Akreditimit (AKA) për lehtësimin e procesit të akreditimit dhe riakreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilët regjistrohen dhe sigurojnë informacionin e kërkuar në kohe reale.

Sistemi e-akreditimi lehteson mundësine e dorëzimit dhe administrimit online të dokumenteve të aplikimit për procesin e akreditimit dhe ri-akreditimit siç janë: regjistrimi I Intitucioneve te Arsimit te Larte; kërkesat për aplikime për akreditim; aplikime për staf akademik (Profesorë);programet e studimit; dokumentacioni administrative dhe financiar; informacionet per Bordin; dokumentet e procesit të vlerësimit të jashtëm; Vendimet, raporte dhe statistika të rregullta etj.

Ne fjalen hyrese, Dr. Anton Gojani, Kordinator per Sigurim te Cilese dhe Arsim te Larte u shpreh se ALLED2 mbeshtet efikasitetin, digjitalizimin, aplikimin e Internetit te Gjerave (Internet of Things) dhe transparencen ne Arsim dhe Aftesim ne Kosove, duke permbushur standartet me te larta arsimore.

Drejtori I AKA-se falenderoje projektin ALLED2 per mbeshtetjen, dhe I siguroje insitucioneve e Arsimit te Larte publik dhe privat se, AKA do te vazhdoje te mbeshtese me lehtesim te procedurave te aplikimit per akreditim dhe riakreditim, si dhe do te fuqizojne rritjen e efikasitetit dhe transparennces se sherbimeve te Agjensise se Akreditimit.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas