Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Qendra e Karrierës e UPZ, pranoi donacion nga GTZ - Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar

03 Nëntor 2020 Qendra e Karrierës e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka pranuar një donacion shumë të vlefshëm nga GTZ - Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ku përfshihen pajisje për kompletimin e zyrës. Mbështetjen e pranuan pas një takimi që kishin udhëheqësi i Qendrës së Karrierës në UPZ, z. Nehat Gashi, dhe Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan, mësimdhënës e e rregullt në UPZ, me përfaqësuesit e GTZ. Z. Gashi me këtë rast në emër të universitetit i falënderoi përfaqësuesit e GTZ për këtë mbështetje të dobishëm, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë e bashkëpunimit dhe e mbështetjes që gëzon universiteti unë nga kjo organizatë por edhe nga shteti Gjerman në përgjithësi. Qendra e Karrierës&Alumni, është një urë lidhëse midis studentëve dhe punëmarrësve, po ashtu u shërben studentëve për ngritjen profesionale në forma të ndryshme, duke u ndihmuar në planifikimin e karrierës nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projekteve, seminareve, takimeve informuese, tryezave të rrumbullakëta, takimeve të studenteve etj.
<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas