Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, dhe Qendrës për Karrierë&Alumn

18 Dhjetor 2020

 

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Odës  së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, dhe Qendrës për Karrierë&Alumn

Të premtën në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, dhe Qendrës për Karrierë&Alumn, e cila funksionon në kuadër të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.

Prof. Hysen Sogojeva- Kryetar i Odës për Hoteleri dhe Turizëm e quajti të rëndësishëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, duke e ditur se nga kjo përfitojnë më së shumti studentët ku përmes praktikës së tyre profesionale marrin përvojën e tyre të nevojshme për profesionin e tyre të ardhshëm, për sa i përket lëmit të hotelerisë dhe gastronomisë.
Skender Thaçi- Nënkryetar i OHTK-së, theksoi se kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë, duke e ditur se po bëhet për rininë tonë, studentët tanë, e të cilët e meritojnë përkrahjen më të madhe, duke e ditur se janë ardhmëria e vendit, dhe se praktika e tyre profesionale është ndihmesë e madhe për ta.

Burim Sallauka-Nënkryetar i OHTK-së, e faleminderoi Rektorin Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, dhe  Kryetarin e QKA-së z. Nehat Gashin për mundësinë dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar, në të mirën e të dyja palëve, dhe u dakorduan për realizimin e Panairit të Punësimit Sezonal së bashku me QKA-në.

Rektori i Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj i falenderoi për pjesëmarrjen e tyre përfaqësuesit e OHTK-së, kryetarin z. Hysen Sogojeva, nënkryetarët z.Skender Thaçin dhe z. Burim Sallauka, duke e cilësuar si tejet të nevojshme këtë marrëveshje bashkëpunimi. Rektori uroi që kjo marrëveshje të jetësohet e jo të mbetet vetëm në letër, gjithashtu theksoi se na duhet vullneti për punë, kurse sukseset vijnë pas.

Ndërkaq  z. Nehat Gashi- Koordinator i Qendrës për Karrierë dhe Alumn e cila funksionin në Universitetin e Prizrenit, theksoi se kjo marrëveshja në mes të OHTK-së dhe QKA-së është në të miren e  studentëve, dhe nga ky memorandum bashkëpunimi përfitues janë studentët, dhe se besojmë që praktikat tyre t'i kryejnë në lëmitë përkatëse.

Në takim fjalën e mori edhe znj. Gentiana Gashi, ish-studente e Universitetit të Prizrenit, e diplomuar në nivelin master, në drejtimin e Trashëgimisë Kulturore, e cila u shpreh se ishte shumë e kënaqur me stafin administrativ dhe akademik të Universitetit " Ukshin Hoti" në Prizren.

Në këtë takim mori pjesë edhe z.Përparim Abdullahu- Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, dhe Këshilltar i Rektorit.

 

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas