Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të prof. asoc.dr. Fahredin Shabani, Dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren!

15 Janar 2021

 

Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim të prof.Asoc.  dr. Fahredin Shabani, Dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren.

Ai ishte koleg i dashur, i përkushtuar në punën e tij, humanist dhe punoi shumë për arsimin në Prizren dhe me gjerë.

E nderuar familje e profesorit, ju humbët bashkëshortin, prindin dhe gjyshin tuaj, ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun shumëvjeçar, i cili do të mbetet në kujtesë për gjeneratat e shumta për virtytet e tij të larta.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e prof. asoc. dr. Fahredin Shabani!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe pushoftë në paqe!

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj - Rektor

Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren

----

Profesor Shabani vdiq në moshën 64 vjeçare, vetëm dy muaj para se të dilte në pension.

1977-2000 Arsimtar i Lëndës së Historisë Sh.F.M.U ,,Mati Logoreci''.

2001-2009 Drejtor Sh.F.M.U ,,Mati Logoreci''.

2004-2009 ligjëruar i autorizuar në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 2009 punoi së mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Prishtinës, ndërsa nga viti 2014 ishte mësimdhënës i rregullt në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren.

Në vitin 2014 e ushtroi detyrën e prorektorit për mësim në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, ndërsa në vitin 2015 po ashtu detyrën e prorektorit e ushtroi në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani". Në vitin 2016 u zgjedh anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, ndërkaq nga viti 2018 ishte Dekan i zgjedhur i Fakultetit të Edukimit në këtë Universitet.

Ai botoi shumë artikuj, punime shkencore dhe monografi të cilat do t'i mbesin trashëgim studentëve, kolegëve dhe të gjithëve.

 

 

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas