Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

THEMELOHET "KONFERENCA E PARLAMENTEVE STUDENTORE" - KPS

22 Janar 2021

Parlamentet Studentore të Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës, si organet më të larta përfaqësuese të studentëve në universitetet përkatëse, vendosën të themelojnë "Konferencën e Parlamenteve Studentore", me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe aktivizmit studentor në Republikën e Kosovës. Parlamenti Studentor i Universitetit " Ukshin Hoti " u zotua që do të punojë dhe do të përkujdeset maksimalisht që kjo konferencë të jetë sa më produktive për të mirën e studentëve të Republikës së Kosovës. Në këtë takim PS-UPz, u përfaqësua nga kryetari Milot Krasniqi. Takimi i parë joformal u mbajt në Senatin e Universitetit të Prishtinës, ku u diskutua për formimin formal të "Konferencës së Parlamenteve Studentore", vendosjen e kontaktit institucional, njoftimin mbi punën e Parlamenteve Studentore në universitetet përkatëse si dhe u trajtuan çështje të rëndësishme për studentët në nivel rajonal dhe shtetëror.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas