Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Studentët e UPZ-së, në shkencat e mjedisit do të kryejnë praktikën profesionale në komunë

24 Mars 2021

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr.Ismet Temaj, përmes së cilës do të mundësohet që studentët e shkencave të mjedisit, të kryejnë praktikë në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përmes kësaj marrëveshjeje, studentët e UPZ-së përveçse do t'i zbatojnë njohuritë e tyre teorike në praktikë, po ashtu do ta fitojnë përvojën e duhur profesionale, e cila do t'i ndihmojë më pas në karrierën e tyre.

Po ashtu kryetari Haskuka, falënderoi UPZ-në për bashkëpunimin me Komunën e Prizrenit, si dhe rektorin Temaj dhe drejtorin Limani për përkushtimin e treguar për realizimin e kësaj marrëveshjeje.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"  Këshilli Drejtuesi i Universitetit "Ukshin Hoti", të premten mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Mbledhja kishte këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti i rektorit për të arriturat dhe sfidat e universitetit dhe shqyrtimi i kërkesave të ndryshme drejtuar KD-së.    "

Këshilli Drejtuesi i Universitetit

Këshilli Drejtuesi i Universitetit "Ukshin Hoti", të premten mbajti mbledhjen e radhës.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Mbledhja kishte këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti i rektorit për të arriturat dhe sfidat e universitetit dhe shqyrtimi i kërkesave të ndryshme drejtuar KD-së.