Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Mbledhje Komemorative për të nderuar personalitetin dhe veprën e Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha!

26 Mars 2021

 

Për të nderuar personalitetin dhe veprën e Prof. Ass.  Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është mbajtur një Mbledhje Komemorative ku kanë marr pjesë stafi i universitetit, familjarë dhe miqtë e profesorit. Profesori Hoxha ndërroi jetë sot në mëngjes, pas përballjes me COVID-19.

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, rektor i Universitetit, i emocionuar mbajti një fjalë rasti, ku u shpreh se “është tepër e rëndë për mua të mban fjalim për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore “, u shpreh Rektori Temaj.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari, me këtë rast tha se Profesori Rifat vetëm fizikisht do të na mungojë, kurse figura dhe shëmbëlltyra e tij do të jetojë përgjithmonë me ne. “Ne, këshilli drejtues dhe i gjithë stafi akademik dhe administrativ i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes hoxha. Familjes nuk u ka humbur vetëm familjari, por edhe i gjithë universiteti humbi profesorin e çmuar”, theksoi Bajraktari, duke mos mundur ta zgjat më shumë për shkak të emocioneve.

Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj, Dekan në Fakultetin e Ekonomisë, foli për veprimtarinë e profesorit të ndjerë, Rifat Hoxha.

“Rifati kishte shumë arritje në punë dhe jetë . I nderuar kolegë dhe mik Rifat, ju u ndatë fizikisht por do të mbetesh gjithmonë në zemra dhe kujtime për, besnikëri, profesionistë, pedanteri dhe mirësjellje personale. Rifatin e kam njohur edhe si studentë por kam pasur fatin ta kem edhe kolegë dhe shok”, u shpreh i emocionuar dekani Kukaj.

 

Në emër të familjes së profesorit të ndjerë, foli Valdet Hoxha. I emocionuar ai falënderoi universitetit për nderimin që i kanë bërë personalitetit dhe figurës së kushëririt të tij.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas