Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren po mbahet punëtoria në kuadër të projektit QUADIC

29 Mars 2021

 

Në kuadër të programit Erasmus+, projektit  "Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve "QUADIC ", në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, po zhvillon punimet punëtoria, nga 28 deri më 31 mars 2021.  Punëtoria ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, si nikoqir të kësaj konferencë, mbajti një fjalë rasti, duke e vlerësuar lartë rëndësinë e kësaj konference, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve të dy zareve të rëndësishme në Universitet.

Trajnimi ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale, i cili iu kushtohet zyrtarëve të bashkëpunimit ndërkombëtar të universiteteve dhe institucioneve partnere dhe stafit akademik të universiteteve, me qëllim që të inkurajohet zhvillimi i përgjithshëm i institucioneve të arsimit të lartë në hartimin e projekteve ndërkombëtare.

Trajnimi adreson çështje që kanë të bëjnë me politikat e BE-së në lidhje me projektet, hartimin e projektit, shkrimin e propozimit, buxhetin dhe dorëzimin, gjithashtu pjesën praktike në dy punëtori.

Trajnimi  ndiqet edhe në internet nga partnerët ndërkombëtarë.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” është organizatori i trajnimit, ndërsa po marrin pjesë edhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar. .

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas