Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimit, ndërmjet Odës së Noterëve dhe U. "Ukshin Hoti"

Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe u.d. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi, pritën në takim Kryetarin e Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, z. Aliriza Beshi, i shoqëruar nga Notere Suna Salla dhe Noteri Bilgaip Maznikar.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i Memorandum Mirëkuptimit, ndërmjet Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi dhe Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj.
Ky Memorandum ka për synim nxitjen e organizimit dhe zhvillimin e veprimtarive profesionale me studentë dhe palë të interesit për të ngritur dhe avancuar aftësitë praktike profesionale si dhe kontribuon në absorbimit e njohurive për studentët tanë, sidomos në të kuptuarit e parimeve të përgjithshme të sistemit dhe funksionit noterial.
Në këtë marrëveshje, palët janë zotuar të bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale përmes: Përshtatjes dhe përafrimit të programeve të studimit në harmoni me nevojat e tregut të punës; Realizimit të punës praktike për studentët e Fakultetit Juridik në Zyrat noteriale në Republikën e Kosovës; Shkëmbimet e përvojave, praktikave të mira, ekspertëve dhe literaturës përkatëse për zhvillimin institucional, me qëllim të avancimit profesional dhe akademik të studentëve dhe anëtarëve të Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, etj.
Palët nënshkruese janë shprehur të kënaqur me zyrtarizmin e bashkëpunimit ndërmjet tyre, që sipas tyre do të promovojë përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok.
Kjo marrëveshje ndërmjet Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi dhe Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, hynë në fuqi nga dita e nënshkrimit dhe ka efekte juridike në kohë të pacaktuar, konform vullnetit dhe interesave të përbashkëta.
Memorandumi ndërmjet dy palëve është nënshkruar në një ceremoni solemne në zyrën e Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj në objektin e Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.