Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Përfaqësuesit e Institucionit Edukativ “Gylestan” vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

05 Mars 2015

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,  Prof. Dr. Ramë Vataj, të enjten ka pritur në një takim, Drejtorin e përgjithshëm të Institucioneve Arsimore “Gulistan”, z. Mustafa Erdem dhe përfaqësuesit tjerë të këtij institucioni, drejtorin e Gjimnazit “Mehmet Akif” në Prizren, z. Hasan Huseyn dhe drejtorin e Çerdhes “Yllka” në Prizren, Ahmet Oguz. Institucione të arsimit parauniversitar jopublik më prestigjiozet në Kosovë për nga kushtet dhe cilësia.

Në takim u diskutuar për mundësitë e arritjes së bashkëpunimit në mes të dy institucioneve arsimore dhe u dakorduan që studentët e UPZ-së të vijojnë praktikën në institucionet arsimore parauniversitare që ofron në komunën e Prizrenit “Gulistan”-ni.

Rektori Vataj i njoftoi përfaqësuesit e këtij institucioni për të arriturat e deritashme të Universitetit të Prizrenit dhe për punët që planifikohen të bëhet për çuarjen përpara të UPZ-së. Ndërkaq, ai theksoi se UPZ ka bashkëpunim të shkëlqyeshme me shtetin turk dhe universitetet turke të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e UPZ-së.

Drejtori i përgjithshëm të Institucioneve Arsimore “Gulistan”, z. Mustafa Erdem, pasi e njoftoi Rektorin Vataj për punën e suksesshme të gjertanishme të tyre në Kosovë theksoi se ata janë të gatshëm të mbështesin UPZ-në në forma të ndryshme dhe se do të vazhdojnë të pranojnë studentë në praktikë në institucionet e tyre. Gjithashtu z. Erdem e ftoi rektorin Vataj për një vizitë në institucionet që ata drejtojnë ku do të diskutohet për bashkëpunim edhe në fushat e tjera.

 

Prizren, më 05.03.2015

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas