Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Përmbyllet me sukses projekti TEMPUS për themelimin e Programit Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim të Turizmit në UPZ

03 Korrik 2015

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është mbajtur Konferenca përmbyllëse e Projektit të TEMPUS-sit, për themelimin e programit për studime Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim të Turizmit, projekti i përgatitur nga organizata arsimore “WUS Kosova” dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian.

Të gjithë partnerët e kanë konsideruar si të suksesshëm realizimin e këtij projekti, ku gjenerata e parë është në përfundim e sipër të studimeve ndërsa gjenerata e dytë sivjet vazhdojnë në vitin e dytë të studimeve Master.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Ramë Vataj e vlerësoi si mjaft të suksesshëm këtë projekt, duke i falënderuar për bashkëpunim të gjithë partnerët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Ai theksoi se ky program studimor i nivelit Master do të vazhdoj së funksionuari edhe në vitet në vijim.

Sara Santori, grant mbajtëse e këtij projekti nga Universiteti i Bolonjës, ka theksuar se ka qenë e nderuar që të bashkëpunoj me të gjithë ata që kanë marr pjesë në realizimin e këtij projekti shumë të suksesshëm.

Bud Dedaj, nga organizata arsimore “wUS Kosova” theksoi sfidat dhe vështirësitë që kanë pas gjatë emplemetimit të këtij projekti, i cili megjithatë është treguar i suksesshëm. Ai po ashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në këtë projekt, duke theksuar se edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë për realizimin e projekteve të caktuara.

Behxhet Brajshori, Menaxher i këtij projekti gjithashtu theksoi se themelimi i këtij programi Mastar ka qenë mjaft i qëlluar dhe është treguar i suksesshëm në UPZ duke falënderuar të gjithë partnerët për bashkëpunim korrekt.

Projekti  është realizuar me sukses në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, dhe Universitetin ‘Keti Peskara’ nga Italia dhe partnerët tjerë, si Universiteti i Durrësit, Instituti i Monumenteve Kulturore të Tiranës, Universiteti i Shkodrës, si dhe partnerët ndërkombëtarë: Instituti Katalia nga Spanja, Qendra Hulumtuese nga Varshava, një rrjet i instituteve për trashëgimi kulturore dhe hulumtime nga Napoli i Italisë, si dhe Universiteti Telematika nga Italia.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas