Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Vataj dhe Ministri Bajrami mbështesin në parim hapjen e një drejtimi të ri në gjuhën boshnjake në kuadër të UPZ

07 Korrik 2015

Rektori Vataj dhe Ministri Bajrami mbështesin në parim hapjen e një drejtimi të ri në gjuhën boshnjake në kuadër të UPZ

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, bashkë me Ministrin e MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajramin, i shoqëruar nga këshilltarët, Prof. Dr. Zenun Halilin dhe Prof. Asoc. Dr. Hysen Bytyqin kanë takuar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak, të kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Dude Balje. Takimi është realizuar për të diskutuar rreth kërkesat e këtij komuniteti për hapjen e një drejtimi të ri në gjuhën boshnjake në kuadër të fakulteti ekonomik të UPZ-së. Si Ministri Bajrami ashtu edhe Rektori Vataj u shprehën se e mbështesin në parim një kërkesë të tillë dhe se në kuadër të mundësive dhe kapaciteteve që ka UPZ do të punojnë që kjo të bëhet realitet në të ardhmen.

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami, theksoi me këtë rast se janë të vullnetit që të hapin edhe një drejtim të ri në gjuhën boshnjake në UPZ duke shtuar se do të angazhohet që të gjenë edhe kuadro që do të japin mësim në këtë fakultet. Ai tha se bashkërisht do të punojnë në këtë drejtim që në të ardhmen e afërt të realizohet kjo kërkesë.

Rektori Vataj theksoi se parimisht është pro,dhe rikujtoi se e ka theksuar disa herë që mbështet hapjen e programeve të reja në gjuhën boshnjake dhe turke, por duhet të plotësohen kushtet ligjore. Ai theksoi se kërkesa është trajtuar në Senatin e UPZ-së, mirëpo është konsideruar se është bërë me vonesë, për shkak të kohës së shkurtër për të përgatitur të gjithë materialin përkatës dhe gjithashtu është theksuar se ekziston problemi i nostrifikimit të diplomave të shumicës së kuadrove nga ky komunitet. Rektori Vataj gjithashtu  tha se duhet të rritet numri i punëtorëve të lejuar që të angazhohen në UPZ dhe buxheti përkatës, të cilën gjë mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës, ku znj. Balja është nënkryetare. Ai theksoi se të ardhmen do të shqyrtojnë mundësitë dhe kapacitetet që kemi për të hapur një program të tillë, për të cilën gjë do të angazhohet edhe personalisht, mirëpo duhet të plotësohen kushtet ligjore.

 

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, dhe përfaqësuesja e komunitetit boshnjak që kanë bërë këtë kërkesë, Dude Balje,  theksoi nevojën për hapjen e një drejtimi të ri në gjuhën boshnjake në kuadër të ekonomikut, në bazë të mundësive që janë. Ajo u shprehë e vetëdijshme për problemet aktuale që janë dhe theksoi që do të punojnë bashkarish që ato të rregullohen.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas