Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Vataj: Studentët e rinj i presin kushte edhe më të mira dhe cilësi më e lartë

21 Korrik 2015

Mbahet dita e parë e provimit pranues për regjistrimin e Studentëve të rinj në Universitetin “Ukshin Hoti”

Të martën është mbajtur dita e parë e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në Afatin e Parë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.  Provimi pranues është mbajtur në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin Juridik, dhe në Fakultetin e Filologjisë ndërsa të mërkurën do të mbahet provimi pranues në Fakultetin e Edukimit. Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Ramë Vataj, së bashku me kryesuesin e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Bekim Gashi, prorektorin për  Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Malush Mjaku dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë inspektuar mbarëvajtjen e procesit ku është siguruar që gjithçka po shkon në bazë të rregullave të parapara. Rektori Vataj me këtë rast kandidatëve që ju kanë nënshtruar testit u ka dëshiruar suksese duke shprehur besimin se do të jenë studentë të rinj të UPZ-së. Ai po ashtu theksoi se po punojnë që në Universitet të rritet cilësia të cilën gjë e kanë konfirmuar edhe institucionet përkatëse siç është Agjencia e Akreditimit e Kosovës. Në raportin kësaj Agjencie, për vitin 2015 për UPZ-në, theksohet qartë se “menaxhmenti i ri i UPZ-së, që ka nisur punën në 2014, ka qenë i suksesshëm në përpjekjen për të stabilizuar dhe përmirësojë kushtet e punës”. Rektori Vataj theksoi se do të punojnë pa reshtur që të kemi një Universitet të zhvilluar në të gjitha aspektet.  Në këtë kuadër me iniciativë të Rektorit Vataj, Senati ka vendosur të rritet pragu i kalueshmërisë për regjistrim në UPZ me qëllim që të kemi më shumë cilësi sesa sasi. Gjithashtu ai theksoi se në vitet në vijim do të kemi drejtime të reja edhe më atraktive dhe që janë komfor kërkesave të tregut, për të cilën gjë janë duke punuar intensivisht komisionet përkatëse. Rektori Vataj theksoi se edhe kuadrot që do të angazhohen në këtë vit akademik do të jenë më adekuat dhe shtoi se janë duke punuar edhe në zgjerimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e asaj ekzistuese. Universiteti i Prizrenit, në vitin e parë të studimeve Bachelor, për vitin akademik 2015/2016, do të regjistrojë 2147 studentë nga të cilët 303 studentë nga radhët e minoriteteve: turq dhe boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptian, kroat.  Provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren vetëm në afatin  e parë do t’i nënshtrohen 1994 studentë dhe atë 396 në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin Juridik 251, në Fakultetin i Shkencave Kompjuterike 256, në Fakultetin e Edukimit 664 dhe në Fakultetin e Filologjisë 427 kandidatë. Siç vërehet interesimi më i madh është në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin Ekonomik, ndërsa interesimi është edhe për drejtimet tjera. Vlen të theksohet se me regjistrimin e studentëve të rinj sivjet, Universiteti i Prizreni arrin më shumë se 10 mijë studentë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas