Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Universiteti i Prizrenit arrin marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin e Prishtinës

09 Shtator 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, rektori i Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë, z. Ramadan Zejnullahu dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, z. Ramë Vataj, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Mirëkuptimi, me të cilën Universiteti i Prizrenit pavarësohet nga Universiteti i Prishtinës. Me këtë rast prezent ishte edhe kryetari i Këshilit Drejtues të UPZ, Dr. Bekim Gashi.

Rektori i UPZ-së Prof. Dr. Ramë Vataj tha se kjo Marrëveshje është shumë e rëndësishme për universitetin që e udhëheqë dhe hapë rrugë për të vazhduar më tutje drejt avancimit të tij. 

Me këtë Marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statustit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Ministri Bajrami e vlerësoi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme dhe tha se kjo Marrëveshje është pjesë e solidaritetit akademik. Ai tha se Universiteti “Ukshin Hoti” tashmë është një universitet stabil dhe në planet e MAShT mbetet prioritet. 

Ministri Bajrami përmendi edhe faktin se tashmë Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që stafit akademik t’i lejohet të punojë edhe një ditë pune me një normë të caktuar (6 orë) te universitetet e reja, për t’i ndihmuar ato me kuadro.

Rektori Zejnullahu premtoi shprehu gatishmërinë që Universiteti i Prishtinës të vazhdojë ta përkrahë Universitetin e Prizrenit, ndërsa rektori Vata tha se kjo Marrëveshje është shumë e rëndësishme për universitetin që e udhëheqë dhe hapë rrugë për të vazhduar më tutje drejt avancimit të tij.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas