Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Universiteti i Prizrenit konkretizon bashkëpunimin edhe me Fakultetin e Shkencave Pyjore të Universitetit Bujqësor të Tiranës

12 Shtator 2015

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe zv.kryesuesi Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Pyjore të këtij Universiteti. Kjo marrëveshje është arritur në vazhdën e punëve përgatitore për themelimin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të UPZ-së. Në këtë rast, dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, Prof. Dr. Vath Tabaku gjithashtu shprehi gatishmërinë që t’i ofrojë mbështetje themelimit të fakultetit të ri me gjitha kapacitetet kadrovike, laboratorike, etj..

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe falënderoi dekanin e këtij fakulteti për mbështetjen e parezervë të ofruar në këtë kuadër.

Në këtë takim gjithashtu u diskutuar mundësia e themelimit të programeve të përbashkëta dhe ofrimi i diplomave të njohura si ‘Joint diploma”. Duke u bazuar në kapacitetet e të dyja universiteteve një mundësie e tillë është e realizueshme në të ardhmen.

 

Kjo është marrëveshja e katër që arrihet në kuadër të arritjes së partneritetit ndërkombëtar për themelimin e fakultetit të ri, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit ku përfshihet Departamenti i Agrobiznesit, Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Departamenti i Shkencave të Mjedisit.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas