Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Vataj priti një delegacion nga Universiteti i Anadollit në Eskishehir të Turqisë

22 Shkurt 2016

Një delegacion nga Universiteti i Anadollit në Eskishehir të Turqisë, i kryesuar nga Prof. Dr. Adnan Ozlan, Prorektor në këtë universitet,  të hënën kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku janë pritur nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Dr. Sc. Sadik Idrizi, Koordinatori i programit në gjuhën turke, Dr. Sc. Soner Yaldirim dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të UPZ-së, Dr. Sc. Mynaver Mujo. Në takim ishte edhe koordinatorja Universitetit të Anadollit në Kosovë, Eser Spahi Kovaq.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy universiteteve konkretisht për mundësinë e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve dhe realizimit të programeve të përbashkëta studimore.

Rektori Vataj i falënderoj për vizitën dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar me UPZ-së. Ai shprehi mirënjohjen për vlerësimin e kuadrove të UPZ-së dhe llogaritjen për të mbajtur ligjërata në Universitetin e Anadollit.

Prorektori i Universitetit të Anadollit,  Prof. Dr. Adnan Ozlan, Prorektor theksoi se ata janë të gatshëm që të mbështesin UPZ-në në të gjitha aspektet.

 

Mbet që në të ardhmen të mbahet takime të tjera ku do të konkretizohen gjërat në mënyrë që të fillojë bashkëpunimi.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas