Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin "Eqrem Çabej" në Gjirokastër

23 Shkurt 2016

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti "Eqrem Çabej"  në Gjirokastër të martën kanë lidhur marrëveshje për  bashkëpunim në fushat akademike.

Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga rektorët e të dyja universiteteve gjatë një vizite që po zhvillon menaxhmenti i UPZ-së në Gjirokastër.

Rektori i UPZ-së Prof. Ramë Vataj dhe ai i UEQGJ, Prof. Dr.  Gëzim Sala e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe theksuan se do të kujdesën që ajo të jetësohet sa më parë.

Të dyja institucionet do të bëjnë çdo përpjekje për të forcuar kontaktet direkte dhe bashkëpunimin kërkimor midis anëtarëve të departamenteve dhe fakulteteve të tyre respektive.

Aty theksohet se Universitetet që nënshkruajnë këtë marrëveshje impenjohen së bashku për të forcuar dhe zgjeruar marrëdhëniet e tyre, që kanë të bëjnë më shkëmbimet reciproke dhe bashkëpunimin në projektet kërkimore në fushat e tyre respektive. Për këtë arsye të dy universitetet impenjohen në kryerjen e çdo lloj aktiviteti që nevojitet për përmirësimin e marrëveshjes në fjalë dhe të objektivave të saj, si dhe zgjerimin e tyre.

Në këtë marrëveshje parashihet të ketë shkëmbimin e vizitave të anëtarëve të stafit didaktik dhe kërkimor, të cilat kanë për qëllim promovimin e seminareve, kurseve, konferencave, përgatitjen e projekteve kërkimore në kuadër të programeve të ndryshme dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushat me interes të përbashkët. Qarkullim të botimeve, materialeve akademike dhe informacionit për fusha të caktuara studimore dhe kërkimore të përfshira në marrëveshje dhe që kanë interes të përbashkët.

Shkëmbim reciprok i pedagogëve, kërkuesve dhe teknikëve për zhvillimin e aktiviteteve didaktiko – shkencore të integruara.

shkëmbim studentësh pasuniversitarë dhe personelit kërkimor ndërmjet dy universiteteve me qëllim ndjekjen e seminareve, ekzekutim të ushtrimeve laboratorike dhe përgjithësisht në realizimin e kërkimeve me perspektivën e kryerjes së disertacioneve sipas planifikimit të dy universiteteve.

Të vihen në funksion bashkarisht kurse studimi, diplomimi, kurse për mësimdhënie, master, doktoratura të nivelit të parë ose të dytë me mundësinë e lëshimit të titujve të përbashkët.

Vizita të antarëve të personelit didaktik – shkencor me synim zhvillimin e kërkimeve në sektorët e ndryshëm të veprimtarisë së të dy institucioneve në forcimin e lidhjeve mes departamenteve.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas