Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Vataj, kryesuesi Gashi dhe prorektori Idrizi u takuan me përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në komunën e Pulas në Kroaci dhe me drejtuesit e kësaj komune

02 Mars 2016

Rektori Vataj, kryesuesi Gashi dhe prorektori Idrizi u takuan me përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në komunën e Pulas në Kroaci dhe me drejtuesit e kësaj komune

Në ditën e dytë të vizitës në Kroaci të Rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, Kryesuesit të Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Bekim Gashi dhe Prorektorit për Marrëdhënie me Jashtë, Dr. Sc. Sadik Idrizi, janë zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të komunës së Pual në Kroaci. Ndër tjera, delegacioni nga UPZ është pritur nga nënkryetarja e komunës znj. Elena Puh Belci, pastaj me z. Aleksandar Matić, drejtor komunal, Rexhep Raimović, këshilltar komunal në komunën e Pulas dhe kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë.

Me këtë rast rektori Vataj theksoi se komuna e Pulas mund të krahasohet me komunën e Prizreni. Vataj shtoi se Prizreni është qytet multikulturor dhe në UPZ ofrohen studimet në tre gjuhë.

 

Në këtë takim përveç delegacionit nga UPZ kane qenë edhe z. Rrok Lekaj, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Istres, z. Selim Mulliqi, nënkryetar i Bashkësisë Shqiptare të Istres, znj. Almira Raimović, kryetare e Bashkësisë Boshnjake të Pulas, z. Ruzmir Bosnjaković, nënkryetar i Bashkësisë Boshnjake të Istres dhe disa aktivistë tjerë të Bashkësisë Shqiptare të Istres. Në këtë takim është folur për mundësinë e kontributit të komunës së Pulas në lehtësimin e bashkëpunimit mes universiteteve tona pas nënshkrimit te marrëveshjes së bashkëpunimit, gjetjes së mundësive të punësimit të studentëve shqiptare që përfundojnë studimet aty dhe ndihmën që jep komuna për mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Delegacioni nga UPZ ka zhvilluar ka vizituar edhe selinë e Bashkësisë Shqiptare të Istres, ku përveç te lartpërmendurve  kanë marre pjese edhe bashkatdhetarë tjerë që jetojnë në Pula dhe rrethinë, aktivistë shumë vjeçar të regjionit të Istres dhe studentë shqiptare në Universitetin e Pulas. Në takim është diskutuar për gjera me interes për komunitetin shqiptarë dhe gjëra rreth UPZ.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas