Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Studentët e UPZ-së u informuan për Programin e bursave hungareze - Stipendium Hungaricum

04 Mars 2016

Këshilltari Politik i Ministrit të Arsimit, Prof. Asoc. Hysen Bytyçi dhe Sekretari i Ambasadës Hungareze Tamas Gergely.

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është mbajtur një takim informues me studentë për “Programin e  bursave hungareze - Stipendium Hungaricum për studentët Kosovarë”. Në këtë takim informues kanë marrë pjesë z. Tamas Gergely, Sekretar i parë i Ambasadës së Hungarisë në Prishtinë, Prof. Asoc. Dr. Hysen Bytyqi Këshilltar i Ministrit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Prof. Ass. Dr. Isuf Lushi, u.d. Dekan i Fakultetit Ekonomik në UPZ.

Z. Gergely nga Ambasada e Hungarisë në Prishtinë inkurajoi studentët e UPZ-së që të shtrytëzojnë këtë mundësi të mirë për kryerjen e studimeve jashtë vendit.

Ndërkaq, Prof. Asoc. Dr. Hysen Bytyqi, Këshilltar i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bërë të ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria për Kapacitete Njerëzore e Hungarisë kanë nënshkruar marrëveshjen e “Programit për Bashkëpunim Shkencor dhe Arsimor” për vitet 2016-2018. Po ashtu Bytyqi inkurajoi studentët e UPZ-së që të shfrytëzojnë këtë mundësi të mirë për vijimin e studimeve në nivele të  ndryshme.

Sipas këtij programi të bashkëpunimit Qeveria e Hungarisë ofron gjithsej 30 bursa në vit për studentët e Kosovës, për të ndjekur studimet në Hungari në gjuhën hungareze apo në një gjuhë tjetër të huaj sipas korrnizës vijuese përmes programit “Stipendium Hungaricum”:  10 bursa për 6 semestra të plotë të programeve të studimit BA/BSc në fushën e· Bujqësisë,  5 bursa për 6 semestra të plotë të programeve të studimit BA/BSc në fushën e· Gjuhës dhe Letërsisë Hungareze,  10 bursa për 4 semestra të plotë MA/MSc në fushën e Bujqësisë,· 3 bursa për në fushën e Mjekësisë, dhe· 2 bursa për studime të plota PhD nga fusha e ekonomisë, marrëdhëniet· ndërkombëtare dhe administrata publike. Gjithësejt, 27 institucione hungareze të arsimit të lartë janë të angazhuar në Programin “Stipendium Hungaricum” për vitin akademik 2016/2017 me një total prej 420 programeve studimore. Programet studimore janë në përgjithësi në dispozicion në gjuhën angleze dhe hungareze, me disa programe poashtu të ofruara në gjuhën gjermane dhe frenge. Në linkun më poshtë mund të gjeni listën e programeve studimore të ofruara: http://uni-prizren.com/sq/lajme/778

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas