Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

24 Shkurt 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të premten ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti”, ku është takuar me Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj, stafin menaxhues dhe personelin akademik të universitetit.

Pavarësimi i Universitetit nga MASHT, rritja e buxhetit, rritja e numrit të punëtorëve të lejuar për punësim, si stafit akademik edhe atij administrativ, kalimi i kampit aktual të KFOR në pronësi të UPZ-së, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim.

Rektori Vataj i prezantoi para kryetarit të Kuvendit të arriturat që janë shënuar dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky universitet. Ai e falënderoi kryetarin Veseli për interesimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që po i bënë UPZ-së. Rektori Vataj kërkoi nga ai që t’i adreson shqetësimet që janë ngritur në këtë takim të cilat kërkojnë përgjigje nga institucionet qendrore. Me këtë rast Kryeparlamentari Veseli është impresionuar me të arriturat e UPZ-së, si universiteti i dytë publik në vend, dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në zhvillimin e mëtutjeshëm. Sa i përket autonomisë financiare, kryetari Veseli bëri të ditur se ka qenë një insistim i madh i deputetëve për pavarësinë financiare të universiteteve të reja, me rastin e miratimit të ligjit aktual të buxhetit, pasi që po hasin vështirësi këto universitete në këtë kuadër. Por Veseli kërkoi durim ngase kjo çështje tha se me kohë do të adresohet.

Ndërkaq kryeparlamentari bëri të ditur se është takuar me ambasadoren e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets me të cilën ka diskutuar për të ardhmen e kampit të KFOR, dhe se ai t’i kaloj UPZ-së. Ai kërkoi nga UPZ që të bënë një projekt për shfrytëzimin e atij lokacioni dhe ta diskutoj me KFOR-in gjerman.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pasi ka dëgjuar diskutimet , tha se institucionet e vendit duhet të ofrojnë mbështetje për zgjidhjen e problemeve që i shoqërojnë institucionet arsimore në ngritjen e cilësisë dhe eleminimin e defekteve burokratike, ndërsa ndër angazhimet konkrete së bashku edhe me komunitetin e biznesit, duhet përmirësuar gjendjen që ka të bëjë me tregun e punës për të rinjtë që studiojnë dhe përfundojnë shkollimin adekuat

Gjithashtu edhe mësimdhënës në këtë universitet, si Arif Rizaj, dekan në Fakultetin Juridik, pastaj u.d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Sabahajdin Cena, Senatori dhe mësimdhënësi i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Ass. Dr. Shkelqim Millaku, pastaj Prof. Ass. Dr. Hysni Terziu mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik dhe anëtar në Këshillin Drejtues dhe Përparim Avdullahu, përkthyes i gjuhën angleze, koordinator për çështje studentore dhe senator, diskutuan për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet UPZ-ja dhe kërkuan nga Kryetari i Kuvendit që të mbështet këtë institucion edhe në të ardhmen.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Arianit Berisha, në fjalën e tij përshëndeti punën e mirë që po bënë menaxhmenti i UPZ-së, me në krye Rektorin Vataj, në zhvillimin e këtij universiteti. Ndërkaq ai ngriti shqetësimin e punësimit të kuadrove të UPZ-së, të cilit duhet të kenë prioritet nga institucionet lokale në Prizren, sidomos ata që i përkasin familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta. Ndërkaq fjalën e mori edhe ish-kryetari i PS, Nehat Gashi, aktualisht nënkryetar i Unionit të Studentëve të Kosovës, i cili foli për punën e mirë që është bërë në UPZ nga menaxhmenti aktual, dhe njoftoi me punën që po bënë USUK si mekanizëm i studentëve në nivel të Kosovës.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas