Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Mbahet mbledhje komemorative në nderim të prof. asoc. dr. Fahredin Shabanit!

15 Janar 2021

Sot në ambientet e Universitetit " Ukshin Hoti" në prani të profesorëve, punonjësve të administratës, studentëve dhe kolegëve të shumtë, u mbajt një mbledhje komemorative në nderim të prof. asoc. dr. Fahredin Shabanit i cili mëngjesin e sotëm u nda nga jeta, duke lënë një zbrazëti të madhe.Prof. asoc. dr. Fahredin Shabani prej vitesh ishte profesor në Universitetin e Prizrenit, duke qenë prorektor, profesor, dhe anëtar i Këshillit Drejtues, e së fundmi ishte edhe Dekan i Fakultetit të Edukimit.Rektori i Universitetit të Prizrenit, prof. asoc. dr. Ismet Temaj, i pikëlluar për humbjen e kolegut të tij Fahredinit para të pranishmëve me disa fjalë përshkroi jetën, karrierën dhe personalitetin e tij prej një pedagogu të sukseshëm, gjithashtu theksoi se ndarja e hershme nga jeta e profesor Fahredinit është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që e njohën.Disa fjalë për profesorin Fahredin i tha edhe prof. asoc. dr. Ibrahim Gashi ish-Rektor i Universitetit të Prishtinës, duke kujtuar çaste nga puna e tyre, e duke i dhënë epitete nga më të ndryshmet, siç pohoi ai duke thënë që profesor si Fahredini nuk përsëriten.Prof. asoc. dr. Fahredin Shabani u varros në Prizren, në praninë familjarëve dhe kolegëve të tyre.U prefsh në paqe dekani ynë!

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"  Këshilli Drejtuesi i Universitetit "Ukshin Hoti", të premten mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Mbledhja kishte këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti i rektorit për të arriturat dhe sfidat e universitetit dhe shqyrtimi i kërkesave të ndryshme drejtuar KD-së.    "

Këshilli Drejtuesi i Universitetit

Këshilli Drejtuesi i Universitetit "Ukshin Hoti", të premten mbajti mbledhjen e radhës.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Mbledhja kishte këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti i rektorit për të arriturat dhe sfidat e universitetit dhe shqyrtimi i kërkesave të ndryshme drejtuar KD-së.