Fakulteti i Edukimit

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

PROGRAMI FILLOR

Programi Fillor është një nga programet për të cilat ka kërkesa në tregun e punës për faktin se gjithmonë e më shumë rrjeti i Shkollave në vend po zgjerohet, po ashtu edhe ndryshimi i gjeneratave ka krijuar hapësirë të mjaftueshme që ky profesion të jetë mjaft i kërkuar.

Ndryshimet dhe zhvillimet për klasat I-V bazuar në Kornizën e Kurrikulit të Kosovës shtrojnë kërkesën për mësimdhënës të kualifikuar, gjë e cila i jep dhe më shumë forcë këtij programi.

Fakulteti i Edukimit, aktualisht e ka tregun më të sigurt të punës nga të diplomuarit. Pas përfundimit të studimeve, studentët janë të gatshëm të gjejnë punë në shkollat fillore të Kosovës. Në Kosovë, Universitetet private nuk kanë të drejtën ligjore të ofrojnë programe për përgatitjen e mësimdhënësve të rinj, prandaj Fakulteti i Edukimit në Universitetin “UKSHIN HOTI" në Prizren mbetet institucioni që përgatit mësimdhënës për arsimin fillor.

Mësimdhënësit e diplomuar në Fakultetin e Edukimit fitojnë njohuri dhe do të mësojnë  rregullat e mësimdhënies dhe të mësuarit e fushave të ndryshme mësimore, si dhe do të njihen me relacionet ndërmjet proceseve mësimore në një anë dhe individit dhe shoqërisë në anën tjetër. Po ashtu, të diplomuarit në Fakultetin e Edukimit përfitojnë spektrin e plotë të kompetencave të veçanta profesionale që kërkohen për zotërimin e fushave të tyre studimore dhe/ose disiplinën në të cilën ata do të punojnë si profesionist (mësimdhënie, këshillim, etj.)

Ky program përgatitë studentët:

  • Për promovimin, organizimin, evaluimin dhe realizimin e kurrikulumit arsimor në mënyrë efektive te nxënësit, prindërit dhe anëtarët e tjerë të shoqërisë- komunitetit;
  • Me dije, njohuri dhe shkathtësi në mënyre që t’iu përgjigjen kërkesave të shekullit 21,
  • Për potencimin e opcioneve të ndryshme të studimit-mësimit të çështjeve edukativo-arsimore në kuadër të arsimit fillor;
  • Për përvetësimin e shkathtësive në përdorimin e metodologjive të ndryshme të mësimdhënies përmes praktikave profesionale në institucionet shkollore.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së praktikës në institucionet shkollore;
  • Sistemi i kredive mundëson thellimin në njohjen e fushave të caktuara në kuadër të lëndëve zgjedhore, përveç lëndëve obliguese të programit,
  • Aftësimi për përdorimin dhe zbatimin e të arriturave bashkëkohore në fushën e arsimi fillor si dhe me zbatimin e teknologjisë informatike në zhvillimin e aktiviteteve me nxënësit e shkollës fillore (klasa I deri V),
  • Njohja me përmbajtjet interdisiplinore dhe arsimit inkluziv.
  • Familjarizimi me punën në institucionet e shkollave fillore gjatë realizimit të Praktikave profesionale zhvillohet në kuadër të didaktikeve specifike. Mësimin praktik të studentëve e koordinon dhe organizon koordinatori i Mësimit Praktik në Prizren në shkollat fillore të rajonit të Prizrenit.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas