Senati i Universitetit mbajti mbledhjen e radhës
Pas debatit konstruktiv dhe mjaftë përmbajtjesor u miratua Rregullorja e procedurave vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm me plotësime dhe ndryshimet. Ndërkaq, formimi i komisionit për plotësim – ndryshimin e Rregullores për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin, avancimin e personelit akademik në UUHP nr. 01-161,u shty për mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje me kërkesë të Parlamentit Studentor u mor vendim për rihapjen e SMU-së për shkarkimin e fletëpagesave dhe regjistrimit të semestrit Dimëror.
Afati kohor për shkarkimin e fletëpagesave do të jetë i hapur nga data: 20.12.2021 deri më datë 24.12.2021 deri në ora 23:59. Po ashtu me kërkesë të Parlamentit Studentor u mor vendim për hapjen e afatit të diplomimit për vitin akademik 2021/2022. Afati për diplomim për vitin akademik 2021/2022, hapet nga data: 05.01.2022 deri më datën: 16.12.2022, për studentët e nivelit Baçellor dhe Master.