You are here:

Statuti i Universitetit

Ky Statut është hartuar në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosoves dhe është zbatim konkret i këtij Ligji, si dhe i gjithë legjislacionit tjetër në fuqi për arsimin e lartë publik.

Statuti pasqyron riorganizimin e strukturimit të brendshëm të Universitetit Shteteror te Prizrenit dhe të programeve të studimit në bazë të Ligjit.

Statuti i Universitetit Prizrenit përmban normat kryesore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit, si organizimi, veprimtaria dhe puna e strukturave përbërëse, e autoriteteve dhe organeve drejtuese, zgjedhja ose përzgjedhja e tyre, nivelet e delegimit të autoritetit nga organet drejtuese e administruese, periudhat e kryerjes së vlerësimit të brendshëm të strukturave dhe të programeve të studimit, detyrat dhe të drejtat e personelit akademik, joakademik dhe të studentëve, si edhe detyra të tjera që rregullojnë veprimtarinë e këtij institucioni.

Mbi bazën e këtij statuti, si dhe të udhëzimeve të ndryshme etj., përgatiten rregulloret e brendshme të njësive kryesore të UPZ-së, si dhe të organeve dhe autoriteteve që janë në juridiksionin e tij.